Tahiri prezanton kandidaten e radhës për Asamble: Podujeva do të ketë menaxhim modern dhe evropian

Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Qëndresa Musa Sheholli, është një profesioniste e përkushtuar për familjen dhe biznesin. Ajo ka mbaruar studimet për Administratë Publike, po ashtu është në vitin e fundit në Fakultetin e Fizikës. Qëndresa, aktualisht udhëheq administratën në biznesin e familjes dhe është në proces të licencimit për instruktore. Qëndresa do të jetë pjesë e ekipit për administratë dhe kandidate për asamble komunale. Në fokus të analizës në fushën e administratës do të trajtohet lidhja e sistemeve brenda komunës; sistemi i integruar i shërbimeve; digjitalizimi i kërkesave dhe shërbimeve; standardizimi dhe kodimi i shërbimeve”, ka njoftuar Tahiri.
Tahiri ka premtuar për një administratë model në Podujevë.
“Administrata komunale do të kthehet në model të ofrimit të shërbimeve dhe gjenerator i zhvillimit. Qendresa dhe ekipi ynë i profesionistëve të rinj do të instalojë një menaxhim modern dhe evropian, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Podujevës’, është shprehur Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker