Haradinaj paralajmëron Pecin: Mos i mashtro bujqit, se të vijnë te dera

Këtij të fundit, Haradinaj ia ka dërguar një pyetje parlamentare duke e kritikuar se “nuk po i veshë çizmet” për t’ua takuar me bujq, por po rri në takime me ambasadorë, shkruan Rahoveci INFO.

Peci u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme të takohet me ambasadorë shkaku i donacioneve që japin ata.

E kjo shkaktoi reagimin e Haradinajt.

“Edhe unë ua aprovoj ato dobi të takimeve me amabsadorë, me të vërtetë janë vende mike. Ajo që po mungon është, se a keni me e pagu ratën e dytë për bujqit dhe është pjesa tjetër se a mos keni me jau hekë subvencionet dhe keni punë me bujqë e s’mundemi me i mashtru se të vijnë të dera”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj deklarate, u përgjigj menjëherë ministri Peci.

“Fermerët nuk i ka mashtru kjo qeveri. Është qeveria paraprake ku ka ndodhë ky mashtrim”, tha Peci. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker