Ky do të jetë kryeshefi i ri i Postës së Kosovës pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit

Shkarkimin e ka konfirmuar vet ai, duke thënë se vendimi në fjalë ka prapavi politike dhe i njëjti do të ketë  edhe kosto ekonomike, shkruan Rahoveci INFO.

E Rahoveci INFO ka mësuar se në vend të Smakiqit, në pozitën e kryeshefit pritet të zgjidhet Rafet Jashari.

Ky i fundit, në të kaluarën ishte ushtrues detyre i pozitës së kryeshefit të Postës.

Smakiqi ishte emëruar kryeshef i Postës së Kosovës në muajin mars të këtij viti.

Rahoveci INFO kishte raportuar për një raport të Inspektoratit, ku thuhej se Smakiqi, sa ishte drejtor në këtë ndërmarrje, e kishte dëmtuar atë me mijëra euro me një veprim të kundërligjshëm. /Rahoveci INFO/

Raporti i inspektoratit të Postës: Xhevdet Smakiqi e dëmtoi ndërmarrjen me mijëra euro

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker