Ministri i Jashtëm grek nesër në Kosovë, para nisjes bisedoi me Lajçakun

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE M. Lajcak, ne diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.”, shkroi Dendias në Twitter mbrëmë.

Dendias të premten në Prishtinë pritet të takohet me shefen e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schëarz.

Më pas, Dendias do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në fund të agjendës është paraparë edhe takimi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, teksa para disa ditësh Ministra e Jashtme deklaroi se qëndrimi i shtetit grek karshi Kosovës, mbetet i pandryshueshëm.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker