Vuçiqi pas takimit me Palmerin dhe Lajçakun: Besoj në arritjen e zgjidhjes së kompromisit

Rreth gjysmë ore më vonë, në takim u bashkëngjit edhe Emisari Special i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, takim i cili u mbajt në Presidencën serbe.

Për këtë takim, presidenti serb është deklaruar në profilin e tij në Instagram.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në mundësinë e arritjes së zgjidhjes së kompromisit”, ka shkruar Vuçiqi, raporton zeri.info.

Takimi mes tyre erdhi pak kohë pasi Palmeri dhe Lajçaku qëndruan në Kosovë, ku zhvilluan takime me krerët shtetërorë dhe me diplomatët Perëndimorë me mision në Kosovë.

Siç ka thënë Laçkaku, qëllimi i vizitës është përgatitja për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel.

Në Kosovë, Palmeri ritheksoi qëndrimin se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun mes dy vendeve, i cili duhet të rezultojë me arritjen e një marrëveshjeje finale dhe me njohje reciproke.

Por, presidenti serb Vuçiq, ditëve të fundit ka paralajmëruar se vendit të tij po i shtohet presioni, por ka theksuar se po shikon që të nxjerrë maksimumin nga ky dialog për Serbinë dhe popullin e saj.

“Por SHBA-ja dhe fuqitë Perëndimore po kërkojnë nga Serbia ta njohë Kosovën në një mënyrë apo tjetër. Ata më as që po mundohen ta thonë në forma tjera, por direkt, me përmendjen e njohjes reciproke”, tha Vuçiqi, duke theksuar se situata nuk është fare e lehtë, dhe se askush nuk po i ofron Serbinë ëmbëlsira e molla.

Vazhdimi i dialogut të Brukselit pritet të rinis më 15 qershor.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker