Zëdhënësja e LDK-së: Kurti po e shtrembëron të vërtetën për takimin me Vuçiqin

Sipas Halimuit,  dialogu kërkon qasje serioze, të përkthyer në një platform të qartë që do duhej të prezantohej në Kuvendin e Kosovës, shkruan Rahoveci INFO.

Ajo thotë se fjalimet e sotme të Kurtit për ecurinë e këtij procesi janë ikje nga përgjegjësia si dhe shtrembërim i së vërtetës.

Postimi i plotë i Halimit në Facebook:

Çështja e dialogut të Kosovës me Serbinë, kërkon një qasje serioze, e përkthyer në krijimin e një platforme të qartë, që deri tashti do të duhej prezantuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Deklaratat e sotme të fjalimeve ‘metaforike’ të kryeministrit mbi ecurinë e këtij procesi dhe takimin e ardhshëm që pritet të mbahet nga mesi i qershorit është jo vetëm ikje nga realiteti e përgjegjësia, por edhe shtrembërim i së vërtetës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker