Dy persona rrihen në Rahovec, njëri përfundon në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.

“Sot me datën 04.06.2021 ne ora 16:13 përmes telefonit jemi njoftuar për një rrahje mes dy personave ne rrugën  ‘8 Dëshmorët e Pashtrikut në Rahovec. Viktima fillimisht është dërguar në shtëpinë  shëndetit në Rahovec për tretman mjekësor dhe më pas me autoambulance është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për tretman te mëtejmë, ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jete por ka lëndime të renda trupor”, ka thënë Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

Sipas Xhurkajt, dyshohet se deri te rrahja ka ardhur si pasojë e shit-blerjes së një prone të cilën e kishte blerë viktima i lartcekur nga një person tjetër.


“I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas intervistimit është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili lëshon vendim mbi ndalim për 48 ore”, ka thënë zëdhënësi Xhurkaj.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker