Haxhiu: Kosova do t’i hetojë e dënojë të gjithë për krime lufte

Në mesin e atyre që u përmendet emri si përgjegjës për krimet në Kosovës, përmendet edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në kohën e luftës në Kosovë ishte ministër në qeverinë e Slobodan Milosheviqit.

E, lidhur me këtë Haxhiu tha se hetimi i krimeve është kompetencë e Prokurorisë Speciale.

“Kjo i përket Prokurorisë Speciale, e cila është e vetëdijshme për zinxhirin komandues, pra urdhrat që kanë marrë ata të cilët kanë ekzekutuar ata urdhra dhe kanë kryer masakra në Kosovë. Pra  ata kanë kompetencë që t’i adresojnë krimet duke filluar nga nivelet më të larta”, tha Haxhiu

“Kam adresuar disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, i cili është në fuqi, gjegjësisht gjykimin në mungesë, kjo punë është bërë në bashkëpunim me Gjykatën Speciale të Republikës së Kosovës, sepse ata kanë konsideruar se më kodin që është në fuqi, në kodin e procedurës penale janë disa pengesa, që po e pamundësojnë adresimin e krimeve të luftës, dhe gjykimin e kriminelëve të luftës”, tha Haxhiu në Kanal10.

Haxhiu ka thënë se ka pasur një tendencë që krimet e luftës mos t’i përmenden Serbisë, krejt kjo në emër të dialogut me Serbinë, të mos hidhërohet Serbia.

“Ka pasur një tendencë që krimet e luftës mos ti përmenden Serbisë, krejt kjo në emër të dialogut me Serbinë, të mos hidhërohet Serbia, ka pas një përpjekje që është raportuar edhe në medie, që është folur në këto raunde të shumta të dialogut me Serbinë, që krimet e Serbisë të mos adresohen, në fakt të amnistohen. Është e drejtë që me të drejtën ndërkombëtare këto nuk mund të përshkruhen dhe nuk mund të amnistohen, por të paktën institucionet e Kosovës të mos bëjnë përpjekje për ti adresuar ato”, tha Haxhiu.

Tutje Haxhiu tha se qeveritë e mëparshme, të cilat ishin kryesisht të krahut të luftës, nuk i kanë adresuar kurrë krimet e luftës.

“Serbia është përgjegjëse për krimet që i ka kryer në Kosovë, pavarësisht se çka e konsideron Serbia, ne e kemi obligim që si Republikë e Kosovës që të adresojmë seriozisht, kemi parasysh që asnjëherë prej 21 vite që kur është kryer lufta në Kosovë asnjëherë nuk është bërë përpjekje serioze për adresimin e krimeve të luftës. Në qeveri kanë qenë kryesisht krahë i luftës, pjesëmarrës në UÇK, por është shumë e çuditshme që pikërisht ata që kanë qenë në UÇK, prej qeverisë nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ti adresuar krimet e luftës, dhe tani neve qeverisë Kurti po i bie përgjegjësia që të adresojmë krimet e luftës dhe nuk do të ndalemi në këtë drejtim”, tha Haxhiu.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker