Kuvendi nuk e miraton rezolutën për faljen e borxheve gjatë pandemisë

Pro kësaj rezolute kanë qenë vetëm 22 vota për, 43 kundër dhe asnjë abstenim.

Propozuesi i interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, Besnik Tahiri ka kërkuar që të miratohet rezoluta.

“Të suspendohen të gjitha gjobat derisa Kuvendi I Kosovës të trajtoj në mënyrë të detajuar dhe të nxjerR një ligj që I trajtoj të gjitha kategoritë që janë subjekt i gjobave nga fillimi e deri në mbyllje të pandemisë, kaq po kërkojmë, kaq është kërkesa jonë mos hyni me debate rreth fuqisë politkke, rreth rendit dhe ligjit, rreth bashkimit kombëtar rreth asfaltit se ato janë tema tjera ndoshta për qeta e keni marr ma se nuk keni kredibilitet me fol as për korrupsion sepse edhe vetë keni aktakuza”, tha ai.

Tahiri tutje tha se ministri i Financave, Hekuran Murati u mundua ta shpërqendroj debatin.

“Ministri në formën më të papërgjegjshme u mundua ta shpërqendroj një debat që është shumë i thjeshtë, shumë e drejtpërdrejtë e cila lidhet me faljen e gjobave. U fol këtu shumë për rendin dhe ligjin edhe për ligjshmërinë unë po e bëjë një pyetje publike se a është rend dhe ligj me u dënua dikush në një veturë me dy persona duke udhëtuar në një destinacion e mos me u dënua një tubim ku ka qenë 5 mijë njerëz e qindra tubime jo vetëm të juaj të Vetëvendosjes por të të gjithë neve gjithë andej Kosovës me nga mbi 50 veta, për çfarë ligjshmërie po flasim, për çfarë standardi po flasim na jemi duke folur për një standard totalisht të dyfishtë dhe mos e sillni rendin dhe ligjin sepse nuk është në temë. A ma shumë janë 10 milionë që I keni falur për veri a 2 milionë që dëshirojmë tua japim bizneseve që janë në krizë nuk kanë mundësi ta paguajnë dhe ndikohen nga gjobat e marra gjatë pandemisë “, tha Tahiri.

Ndërsa, Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e komisioneve parlamentare është shtyrë për një mbledhje tjetër pasi nuk pati kuorum.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker