Murati-Mustafës: Duhet guxim i hatashëm që policia me t’i gjet koferat me pare në Ministri

Murati i tha Mustafës se duhet guxim që brenda ministrisë më t’u gjet kuferat me para.

“Duhet guxim i hatëshëm për me shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike kur për ni alokim që e ke 12 milionë euro shkon edhe nënshkruan vendimin për 22 milionë euro. Duhet me të vërtetë me pasë guxim të hatashëm që brenda Ministrisë me t’u gjet kofera me pare prej policisë. Duhet guxim i hatashëm. Këtë ta pranoj, këtë guxim ne nuk e kemi”.

Në Lidhje me këtë, Mustafa ka kërkuar fakte nga Murati.

“Ministër, në Kuvend debatohet dhe në fund sugjerimet i merr parasysh dhe reflekton. Arrogancën, akuzat dhe rrenat nuk mund t’i sjellësh në Kuvend. Në ato keqpërdorime që kanë ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë ato para nuk më janë gjetur mua, nëse më janë gjetur sjelli faktet këtu për qytetarët e Kosovës. Ato para i janë gjetur zyrtarëve të Ministrisë dhe unë kam bashkëpunuar me policinë dhe Prokurorin e Shtetit që ata zyrtarë të shkojnë ku e kanë vendin – në burg. Të gjithë e dinë se anëtarë të cilës parti kanë qenë ata zyrtarë”.

Ai, ka shtuar se këto deklarata janë të papranueshme.

“Ministër kur rren një qytetar i thjeshtë është marre, por kur thotë një ministër të pavërteta, sepse s’po mundem me të thënë që rren se je ministër, është e papranueshme dhe e tmerrshme”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker