Murati: Ripërcaktimi i kufijve e bën funksionale Kosovën

Ai është shprehur se opsion i favorshëm për Kosovën është ai i ripërcaktimit të kufijve.

“Dialogu nuk është i lehtë, është proces i vështirë dhe dialogun e kanë bërë pjesë të betejës elektorale. Mendoj që përcaktimi i kufirit e vendos në lojë Kosovën Lindore [Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin]”, është shprehur Murati në KlanKosova.

“E dyta është që në një formë ose tjetër qoftë kështu siç jemi në këtë situatë me Pakon e Ahtisaarit por edhe variantin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive ka kuptim të realizohen vetëm nëse Serbia të njeh. Ripërcakimi i kufijve Kosovën e bën funksionale edhe pa njohjen e Serbisë”.

Murati në Rubikon është shprehur se Rusia dhe Kina janë ato që u konvenon destabilizimi i Ballkanit.

“Rusia e ka potencialin e destabilizimit, kurse Kina depërton ekonomikisht. Është ideale që të preken interesat e SHBA-së dhe BE-së në rajonin e Ballkanit. Ripërcaktimi i kufijve është për t’i mbyllur krizat. Serbia e di se fiton më shumë duke u bërë pjesë e projektit evropian. Duke i zgjidh problemet me Kosovën futet në orbitën e BE-së dhe në një mënyrë ose tjetër mund të vazhdojë ta luajë lojën e vjetër duke qenë pjesë e BE-së dhe duke pasur raport me të afërt me SHBA-në”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker