Ramosaj e konsideron absurde letrën e Kurtit për Manastirin e Deçanit: E ka bërë subjekt të dialogut

Ky veprim i Kurtit është cilësuar si i panevojshëm nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në një prononcim për Rahoveci INFO, Ramosaj ka thënë se trajtimi i çështjes së Manastirit të Deçanit ka qenë e parapërgatitur të shkojë deri në dialog.

“Qëndrimi im është që nuk ka qenë nevoja që të vijë puna që tema e Manastirit të Deçanit të trajtohet në dialog. Por, kjo megjithatë ka qenë e ditur se do të vijë si kërkesë, pas kërkesës së kryeministrit ndaj Dioqezës së Rashkës, do të thotë gjithçka ka qenë e parapërgatitur për të qenë pjesë e Dialogut. Së pari është absurde përmbajtja e letrës nga ana e kryeministrit, sepse me një gjest krejt të vogël e ka shndërrua në palë”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti e ka ngritur çështjen e Manastirit të Deçanit në nivelin e Qeverisë.

“Kurti ka pasur mundësi të kërkojë ndonjë takim të zakonshëm pa ndonjë temë specifike, që ka ndodhë nga të gjithë kryeministrat në të kaluarën, por jo të kërkojë takim për të biseduar për halle e telashe që kemi ne dhe Manastiri. Në këtë mënyrë ia ka dhënë mundësinë Manastirit që të jetë në nivel më të lartë dhe këta kanë pretenduar gjithmonë që të jenë pjesë e debateve e dialogjeve sidomos në këtë temën e dialogut, gjë që është një prej lajmeve më të këqija që mund të marrë ky shtet por edhe Deçani”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka thënë se nëse Manastiri diskutohet në dialog, atëherë bëhet subjekt i dialogut që do të nënkuptonte lajm të keq për shtetin e Kosovës, por edhe për Komunën e Deçanit në veçanti.

Ramosaj ka thënë se deri më tani nuk është kontaktuar nga niveli qendror i vendit për të diskutuar rreth telasheve që Komuna e Deçanit ka pasur deri më tani me Manastirin e Deçanit.

Në anën tjetër, sot faqja e Manastirit të Deçanit në Twitter ka shpërndarë një artikull të medies serbe “Blic”, në të cilën thuhet se dialogu ndërlikohet nëse nuk negociohet edhe për Kishën Ortodokse serbe, duke e konsideruar atë si institucionin e vetëm serb në Kosovë.

Kujtojmë se deri më tani, udhëheqësit e Manastirit të Deçanit dhe Kishës Ortodokse serbe, nuk kanë pranuar të dialogojnë me Kurtin, duke kërkuar nga ai që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat përreth Manastirit të regjistrohen si prona të Kishës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker