Zafir Berisha: Sot unë jam ushtari më besnik i Hashim Thaçit

Berisha në Kanal 10 ka folur për luftën speciale kundër UÇK-së qysh prej paraqitjes së saj e deri e deri më sot.

“Sot e kemi një gjykatë që merret se kush e ka hëngër një shkelm. e kush një shuplakë por qëllimi është që të dëmtohet lufta e UÇK dhe të vihet në pikëpyetje intervenimi i NATO-s.  Nga të parët nuk jam pajtuar me Hashim Thaçin, por nëse nuk pajtohem politikisht unë nuk mund të gjuaj gurë  e dru mbi të.  Unë sot jam ushtari më besnik i Hashim Thaçit dhe atyre burrave që po gjykohen në Speciale”, tha Berisha.

Ai tha se në Kosovë njerëz edhe nga politika po e bëjnë argatin e djallit.

“Ne kemi fatkeqësisht që njerëz të politikës që për interesa perosnale po bëjnë argatin e djallit”, shtoi ai.

Ai tha se kjo që po ndodhë sot nuk është aksidentale.

“Shtrëngatë ose lufta speciale në raport me UÇK nuk është e sotme. Kjo mun dtë them se është për politikë ditore. Kjo shtrëngate ose kjo luftë propagandistike që burimin e ka në Serbi dhe disa vende aziatike, edhe kur ka dalë në skenë UÇK ka pasur një luftë speciale kundër saj”, tha Berisha.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker