A meritojmë më mirë?! Për vetëm një muaj shkatërrohet këndi i lojrave afër një shkolle fillore në Rahovec

Institucionet e ndërtuan këndin e lojrave afër shkollës “Bekim Sylka” në Rahovec për një arsye të vetme, që fëmijët të kenë ku të luajnë.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët janë të ndërgjegjësuar. Njëri prej qytetarëve të shqetësuar ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” fotografi nga vendi i ngjarjes, duke akuzuar disa prindër për mos-edukim të duhur dhe qasje negative ndaj objekteve të ndërtuara, përcjell Rahoveci.info.

Madje, ajo që shihet si problem është fakti se ky kënd ka vetëm pak më tepër se një muaj që ishte përuruar, andaj një sjellje e tillë prej kujtdo qoftë, mbase shtron pyetje që ngjallë dyshime, nëse meritojmë më mirë apo jo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker