Vazhdon përplasja në PDK, Ajazi: Ne nuk merremi me postime në Facebook, kandidat jam unë

Tutje, Ajazi për klankosova.tv thotë se Lladrovci është një kandidat i vetëshpallur.

“Ramiz Lladrovci nuk e ka përkrahjen e strukturave të PDK-së sepse sipas tij këto struktura do ta përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të Drenasit”.

Kandidati i Degës së PDK-së në Drenas thotë se në rast se kryesia qendrore nuk e merr parasysh vullnetin e degës, atëherë mbetet e hapur mundësia që ata ta sabotojnë Ramiz Lladrovcin, njofton klankosova.tv

“Strukturat e PDK-së në Drenas do ta vlerësojnë në detaje çdo lëvizje deri në fund dhe do të vazhdojmë aktivitetin tonë dhe besojë prapë që kryesia qendrore do të reflektoj. Gjithçka është e hapur, pra çdo mundësi. Ramiz Lladorvci do ta kuptojë me kohë që ai e ka humbur përkrahjen e degës por edhe të qytetarëve të Drenasit”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker