​OVL-UÇK: Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare

Nga OVL-UÇK thonë se institucionet e vendit kanë dalë jashtë vlerave kombëtare, transmeton Rahoveci INFO.

Kështu ata kanë paralajmëruar edhe aktivitet protestues më 12 qershor.

OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të mbahet protestë, ndërsa është thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla po e akuzojnë UÇK-në,

Komunikata e plotë e OVL-UÇK:

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:

•Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;

•Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sveçla;

•Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;

•Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker