Hoxhaj për takimin me Ramën: Ishte takim miqësor mes vëllezërve

Hoxhaj në një prononcim për klankosova.tv, deklaroi se ishte një takim vëllazëror me shefin e Qeverisë Shqiptare, dhe liderë të partive politike nga Kosova.

”Ka qenë takim miqësor mes vëllezërve! Takimi ka ndodhur në kuadër të promovimit të një inestimi nga Kosova, në Durrës në Shqipëri, ku ka marrë pjesë Kryeministri Rama dhe liderë të partive politike, deputetë dhe mysafirë të tjerë nga Kosova në Shqipëri!”.

Pyetur nëse temë e ndonjë diskutimi të ketë qenë qeverisja Kurti, dhe qasja karshi dialogut me Serbinë, Hoxhaj mohoi një gjë të tillë.

Ai tha se ky takim ishte i paqëllimshëm, në një ngjarje promovuese.

”Jo! Absolutisht jo! Nuk ka qenë takim as me paramendim, as me qëllim, pork a qenë takim miqësor në një ngjarje promovuese!”, deklaroi ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker