RrGK-ja kërkon nga Presidentja përfaqësim të grave në procesin e dialogut me Serbinë

Përfaqësueset e këtij Rrjeti i kanë dhënë mbështetje punës së deritashme të Presidentes Osmani, duke e vlerësuar angazhimin e saj për fuqizimin e pozitës së grave dhe duke e konsideruar rolin e saj të domosdoshëm në përpjekjet për gjithpërfshirjen e grave në të gjitha proceset.

RrGK-ja ka kërkuar mbështetjen e Presidentes për ndryshimet në Ligjin zgjedhor. Ato kërkuan që Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme të jetë në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, për të cilën gjë kanë marrë mbështetjen e Presidentes.

Presidentja Osmani, ndërkaq ka theksuar se përgjatë mandatit të saj, çështja e barazisë gjinore është një nga prioritetet e saj së bashku me të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, sikurse edhe me agjendën e gjelbër.

Në këtë takim, RrGK-ja, ka shtruar nevojën e përfaqësimit të grave edhe në procesin e dialogut me Serbinë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker