​Kurti – ministrave: Bëni raport për punën e mirë që keni bërë në këto 100 ditë

Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë ka vlerësuar se janë bërë punë të mira dhe po vazhdojnë të bëhen në 100 ditët e para të qeverisjes, teksa ka kërkuar nga zëvendëskryeministrat dhe ministrat që t’iu përmbahen udhëzimeve të dhëna me planin e punës.

“Ju tashmë i keni marrë instruksionet nga stafi përkatës i Zyrës së Kryeministrit që janë në koordinim të plotë me shefin e stafit tim, Luan Dalipi. Është tejet e rëndësishme që t’iu përmbaheni me përpikëri udhëzimeve që iu janë dhënë, sepse devijimet po na shkaktojnë humbje kohe të eficiencës. Janë bërë shumë punë të mira dhe po vazhdojnë të bëjnë në këto 100 ditë të para të qeverisjes sonë, dhe qytetarët tonë duhet të njoftohen me arritjet kryesore të këtij ekzekutivi brenda kësaj periudhe, por edhe gjatë gjithë qeverisjes. Aktivizoni të gjitha burimet, kapacitetet që i keni për ministritë tuaja për të raportuar mbi punën kaq të mirë që e keni bërë e që po vazhdoni ta bëni”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar një varg nismash për negocim të marrëveshjeve për financimin e projekteve nga institucionet financiare ndërkombëtare.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker