BE-ja demanton keq Kurtin: S’ka dialog të ri, vazhdon ai i nisur më 2011

Sipas deklarimit të Kurtit, dialogu do të jetë ndryshe apo do të shtjellojë çështje të tjera nga ato që janë trajtuar tash e disa vite.

“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiqin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencës e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë ai.

Por nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar për Rahoveci INFO se ky dialog ka filluar në vitin 2011 dhe i tillë do të vazhdojë në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet së shpejti.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë çon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky dialog filloi në vitin 2011 dhe vazhdon me një takim të ri të nivelit të lartë që do të zhvillohet së shpejti. Gjatë këtij procesi të vazhdueshëm, qeveritë e të dy palëve kanë ndryshuar, por angazhimet mbeten”, tha për Rahoveci INFO zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano deklaroi gjithashtu se të gjitha çështjet e diskutuara deri më tani dhe ato që do të diskutohen në të ardhmen brenda kornizës së këtij dialogu të vazhdueshëm e që janë thelbësore për një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij presin nga të dyja palët një angazhim të vazhdueshëm për t’u angazhuar në këtë dialogu dhe për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara”, tha ai.

Peter Stano tha se për gjithçka që deri më tani është rënë dakord në kuadër të dialogut, duhet të zbatohet.

“BE dhe shtete e saj anëtare presin që autoritetet e reja të Prishtinës të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që të shfrytëzojnë mundësinë për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket çështjes së datës së saktë se kur do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Stano thekoi se për të gjithë këto do të ketë njoftime të reja në kohën e duhur.

“Data e saktë, koha dhe agjenda për takimin e ardhshëm të Dialogut në Bruksel do të shpallen kur është e përshtatshme”, tha ai.

Ndryshe nga shumë drejtues të shtetit më parë, kryeministri Albin Kurti vazhdimisht deklaroi se dialogu me Serbinë nuk është në top-prioritetet e tij.

Ai tha se dialogu është i një rëndësie të madhe, por se për të dhe qeverinë e tij ka gjëra më të rëndësishme të cilave u duhet dhënë prioritet.

Pavarësisht kësaj, Kurti pritet që shumë shpejtë të ketë përballjen e tij të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti vazhdimisht pati deklaruar se në kuadër të dialogut prioritet do të kenë trupat e tëpagjeturve dhe se do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për gjetjen e tyre.

Ditë më parë, i pari i Qeverisë së Kosovës zhvilloi takime të ndara me drejtuesit e partive opozitare në vend me të cilët diskutoi lidhur me zhvillimet në dialog.

Përpos kësaj, këtë të premte kryeministri Albin Kurti pritet që para deputetëve të kësaj legjislature të flas lidhur me zhvillimit në dialog./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker