Kur Kurti e emëronte si këshilltar personin që e heroizonte kriminelin Ratko Mlladiq

E në maj të vitit të kaluar, Kurti e kishte emëruar këshilltar një  person që shpërndante këngë heroizuese për kriminelin Mlladiq. Bëhet fjalë për Cvetko Veljkoviq, personi i cili ishte emëruar më 5 maj si këshilltar në kabinetin e Kurtit si dhe udhëheqës i zyrës për komunitete, shkruan Rahoveci INFO.

Në vitin 2014, Cvetkoviq shpërndante këngë heroizuese për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladiq.

Kënga të cilët e kishte shpëndarë Cvetkoviq, ishte publikuar nga një rrjet i “këngëve patriotike serbe” në Youtube. E njëjta titullohet “Radko Mlladiq – Po më gjykojnë”.

Përveç kësaj, Cvetkoviq në Facebook shpërndante edhe lajme që kanë të bëjnë me mohimin e shtetësisë së Kosovës, në të cilat citohen fjalët e një ish-politikani gjerman.

Ky i fundit, në lajmin të cilin e shpëndante Cvetkoviq, thoshte se Gjermania nuk është dashur ta njihte kurrë Kosovën, dhe kundërshtonte hapur intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Për këtë, aso kohe kishte raportuar Rahoveci INFO.

Kurti e bën këshilltar serbin që shpërndante këngë heroizuese për Ratko Mlladiqin

Mirëpo, lidhjet e Kurtit me Veljkoviqin ishin riaktualizuar në fushatën elektorale kur ata ishin takuar sërish në Shtërpcë, e madje edhe kishin drekuar.

Veljkoviq më vonë e kishte mbyllur profilin në të cilin gjendeshin këto postime për ta hapur një të ri, pas reagimeve të mëdha që ishin shkaktuar pas raportimit të mediave. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker