Me mbi pesë orë vonesë: Osmani lëshon reagim për Mlladiqin, e quan “historik” vendimin për dënimin e tij

Osmani me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi i Millosheviqit, kur shohin këtë verdikt, do të ndjehen një hap më tepër drejtësisë, shkruan Rahoveci INFO.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka shkruar ajo.

Tutje Osmani ka thënë se ky gjykim do të hyjë në histori si rast i rrallë kur vihet drejtësia, sepse sipas saj rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shkruar ajo. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker