Molliqaj: Qeveria është bërë sallë dasmash, Besnik Bislimi këngëtar e Kurti pronar

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se emërtimi nuk është i PSD-së, dhe çështjen e dasmave e pjesëmarrjes së farefisit aty e pati përmendur vet Kurti kur thoshte se “Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, shkruan Rahoveci INFO.

E tani sipas Molliqajt, gjërat janë pikërisht kështu siç kishte thënë Kurti, ku qeveria e tij është bërë sipas tij “sallë dasmash” ku pronar është kryeministri e këngëtar Besnik Bislimi.

Postimi i plotë:

Veçantia e ahengut është ndërrimi i këngëve sipas dëshirës; ndërrohen edhe fjalët brenda këngëve sipas dëshirës; vallet i përshtaten secilës dajre. Çfarëdo që do kërkojnë dasmorët, sido që e kërkon situata ndërrohet edhe muzika.

Ky emërtim nuk është i yni. Kështu i pati ndarë punët vetë kryeministri Kurti. “Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, thoshte Kurti në kohë zgjedhjesh. Familjarë e kushëri po mbushet administrata dhe pozitat politike. Gjërat po përputhen, këtu siç duket duhet të jetë sallë dasmash. Pronar është Albin Kurti, këngëtar është Besnik Bislimi.

Veprimet e qeverisë përmes favorizimeve përbëjnë diskriminim për të tjerët. Këto veprime duhet demaskuar dhe duhet ndaluar. Gjithçka po vërehet qartë. Kushdo që mendon se veprimet e qeverisjeve të kaluara janë autorizim për keqqeverisjen sot, do të gabohet. Njerëzit nuk do të presin as nuk do të durojnë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker