Hoxhaj: Lladrovci do të fitojë pa balotazh në Drenas

Ai ka thënë se kandidimet tjera nga dega e PDK-së në Drenas janë mendime të izoluara që s’e kanë përkrahjen e Kryesisë së qendrës, njofton Klan Kosova.

“Kandidati për kryetar të Drenasit është Ramiz Lladrovci që me vendim të Kryesisë së PDK-së është konfirmuar që të garojë në Drenas. Sikurse Agim Aliu në Ferizaj dhe kryetarët aktualë të komunave të tjera do të jenë kandidatë. Aty ku qeverisim ata kryetarë të vazhdojnë. Këtë ia kam bërë të qartë edhe Kryesisë së degës në Drenas dhe që kjo është temë e mbyllur. Kandidatura e Lladrovcit është temë e mbyllur”.

Hoxhaj ka thënë se përkundër mosbindjeve, partitë politike kanë rregulla dhe njëra prej tyre e partisë që po udhëheq është që degët i propozojnë kandidatët ndërsa miratimin e bën Kryesia qendrore.

U.d kryetari i PDK-së në Rubikon të Klan Kosovës lavdëroi punën e deritanishme të Lladrovci në krye të Drenasit dhe tha se është i bindur që ai do të fitojë sërish, madje pa balotazh.

“Ne kemi komuna dhe shqetësime më të mëdha sesa bastionet e PDK-së siç është Drenasi dhe Skenderaj”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker