Osmani: Kosova është ulur në tavolinën e dialogut edhe pse Serbia s’ka kërkuar falje asnjëherë

Ajo ka thënë se ecuria e dialogut varet shumë nga qasja që do të ketë Serbia si dhe nga mendimet që ka Beogradi për anëtarësimin në BE, shkruan Rahoveci INFO.

“Në këtë proces, tani do të ketë një takim, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër të saj njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog,  dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e e saj në BE- teksa bashkëpunon ushtarakisht dhe ekonomikisht me Rusinë”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo ka nënvizuar faktin se Kosova është ulur në tavolinën e diskutimeve dhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje për gjenocidin dhe krimet e kryera në Kosovë,  dhe se kjo sipas saj e dëshmon se sa fqinj i mirë është Kosova.

“Unë si presidente e Kosovës, mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Ne kemi qenë gjithmonë fqinj i mirë”, tha Osmani.

Osmani këto komente i bëri gjatë një diskutimi të organizuar në organizata amerikane, Atlantic Council. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker