VV e voton kandidatin për komisioner që dikur e kishin diskualifikuar britanikët

Personat që kanë votuar për dërgimin e këtyre emrave ishin anëtarët e VV-së në komision, Enver Dugolli, Arber Rexhaj, Mefail Bajqinovci, Shqipe Mehmeti Selimi, Fatmir Humolli dhe përfaqësuesi i komuniteteve, Erxhan Galushi, teksa më së shumti pikë u dhanë për Enver Bujarin.

Në ndërkohë kjo mbledhje e komisionit është përcjell me tensione nga opozita dhe pozita, të cilët edhe e lëshuan mbledhjen.

“E vetmja zgjidhje është që procesi të kthehet në pikën e nisjes. E kemi edhe vlerësimin e  shoqërisë civile, por e kemi edhe procesin që është kryer më herët. Një proces që do t’i menaxhojë të gjitha të dhënat tona, të fillojë me një arrogancë të tillë”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike Elmi Reçica, i cili pas këtij qëndrimi e lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Kundër zgjedhjes së komisionit, ishin edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Anëtari i komisionit nga LDK-ja, Anton Quni tha se nuk ka kuptim që të qëndrojnë në mbledhje kur ata nuk kanë marrë pjesë në komisionin vlerësues të kandidatëve.

“Kemi të bëjmë me një çështje që nga fillimi kemi qëndrime të ndara. Si rezultat i kësaj tani kemi mospajtueshmëri se kush duhet të deklarohet. Z.Dugolli duhet të kuptoni se unë nuk jam i detyruar që të qëndrojë dhe të dëgjojë raport lidhur me temën për të cilën jam deklaruar që nga fillimi është i kompromentuar”, ka thënë Quni.

Në ndërkohë, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se personi të cilit pozita i ka dhënë pikët maksimale nga Komisioni, nuk është i duhuri për këtë pozicion.

“ju vet keni vendos dhe qysh këtu e keni vendosur fituesin për këtë Agjencion që është shumë i rëndësishëm. Është votuar Enver Bujari me pikë maksimale, i njëjti person që unë personalisht e kam notuar me 1-sha dhe 2-sha. Uroj që ky njeri kurrë mos të zgjedhjet kurgjo hiç. Edhe këtë Krenaren e njoh e këtë të tjetrin jo. Por që vjen Enver Bujari e votoni me 10-she e ne krejt e njohim. Kam arsdye edhe besa ndashi me fol naj sen hy edhe ma thellë. Urojë që këso njerëz të mos zgjedhjen kurrë as rojtar të institucioneve e lëre më të udhëheq kësi Agjencioni. Këtu kemi të bëjmë me kapje të shteti. Unë këtë mbledhje e mbylli sot. Une po e mbylli ju vazhdoni mbledhjen e nënshkrimeve”, ka thënë ai.

Në ndërkohë përsëritjen e këtij konkursi, e kanë kërkuar edhe nga shoqëria civile.

Sipas tyre, ka pasur parregullsi në procedurat e ndjekura në procesin e katërt të përzgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

“Në organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar shprehim shqetësimin tonë të thellë me parregullsitë dhe procedurat e ndjekura në procesin e katërt të përzgjedhjes së Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi”, thuhet në reagimin e shoqërisë civile.

Sipas tyre paneli intervistues i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga deputetët Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Arber Rexhaj dhe Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe, kanë intervistuar kandidatët më 7 qershor 2021, pa praninë e anëtarëve të komisioniity nga opozita.

Sipas shoqërisë civile, procesi i verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar, intervistimi dhe poentomi nuk kanë garantuar vlerës8im meritor të kandidatëve të intervistuar.

“Për këtë pozitë kanë kandiduar Edon Myftari, Enver Bujari, Krenar Këpuska, Krenare Sogojeva Dermaku, Sadik Kryeziu dhe Xhemshit Brajshori. Prej tyre u intervistuan tre, përkatësisht Edon Myftari, Enver Bujari dhe Krenare Sogojeva Dermaku. Disa minuta para intervistës është tërhequr Sadik Kryeziu. Deputetët prezentë vlerësuan me më së shumti pikë kandidatin Enver Bujari, përkatësisht me 69 pikë, kandidaten Krenare Sogojeva Dermaku me 63 pikë dhe kandidatin Edon Myftari me 61.5 pikë. Nga monitorimi direkt i këtij procesi, ne vlerësojmë se procesi i verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar, intervistimit dhe poentimit pas intervistimit nuk ka garantuar vlerësim meritor të kandidatëve të intervistuar, për disa arsye”, thuhet më tutje në reagim.

Kritika ata patën edhe për kandidatin që mori më së shumi poena nga komisioni vlerësues. Sipas shoqërisë civile i njëjti nuk ka dorëzuar biografi të njëjtë nga ajo që e ka dorëzuar në proceset paraprake.

“E para, nga analiza e biografive të të gjithë kandidatëve kemi vërejtur që biografia e dorëzuar në këtë proces nga z. Bujari nuk është e njëjtë me biografitë që ai ka dorëzuar në proceset e mëparshme në disa pika. Sipas biografisë së dorëzuar në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, z. Bujari kishte deklaruar që ka punuar si shef i njësisë për hetimin e narkotikëve në periudhën 2006-2019, në biografinë e dorëzuar në vitin 2020 ai kishte deklaruar se kishte punuar në atë pozitë në periudhën 2009-2020 ndërsa në biografinë e dorëzuar në vitin 2021 ai ka deklaruar se kishte punuar në atë pozitë në periudhën 2009-2019. Po ashtu, në biografitë e dorëzuara ka shpërputhje në datat e studimeve. Sipas biografisë së dorëzuar herën e parë dhe të dytë, ai e ka kryer fakultetin për shkenca politike dhe administratë publike në kolegjin “Fama” për dy vite (2010-2012) ndërsa sipas biografisë së dorëzuar herën e tretë ai ka kryer fakultetin për tri vite në një periudhë tjetër kohore (2007-2010). Poashtu, ai ka ndryshuar tri herë datat në të cilat ka bërë studimet në fushën e inxhinierisë, përfshirë emrin e institucionit arsimor. Ne shprehim shqetësimin tonë që paneli rekrutues nuk i ka verifikuar këto informacione”, kanë deklaruar nga shoqëria civile.

“Tutje, gjatë intervistimit paneli nuk ka përfillur metodologjinë e krijuar nga ekspertët britanikë, dhe e cila ishte pranuar nga Kuvendi për të siguruar meritokraci, integritet dhe legjitimitet të proceseve të përzgjedhjes. Pyetjet janë përpiluar pa praninë e monitorueseve nga shoqëria civile, për dallim nga proceset e kaluara kur ne jemi ftuar të jemi pjesë e tërë procesit. Po ashtu, herët e kaluara deputetët kanë bërë vlerësimin në mënyre transparente, duke bërë të ditur pikët e vlerësimit pas secilit intervistim dhe duke ofruar arsyetim për vlerësimin e bërë. Kësaj herë, deputetët kanë vlerësuar kandidatët në mënyrë anonime duke mos dhënë arsyetim për pikët e dhëna. Kujtojmë që kandidati i vlerësuar më së larti nga Komisioni kësaj radhe ka kandiduar edhe në të gjitha proceset e kaluara, mirëpo ekspertet britanikë të cilët e kishin ndihmuar procesin e rekrutimit në vitin 2019 dhe në 2020 nuk e kishin vlerësuar me poena kaluese dhe nuk e kishin rekomanduar atë për pozitën e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqërisë civile.

Për ta ka qenë shqetësuese edhe mospërfshirija e opozitës në panelin intervistues.

“Ne gjithashtu ritheksojmë shqetësimin tonë në lidhje me përbërjen e panelit intervistues. Me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, paneli është përbërë nga të gjithë anëtarët e Komisionit e jo vetëm nga një përfaqësues i partive politike, siç është praktika parlamentare deri tani. Përderisa partitë në pushtet kanë dështuar që të arrijnë konsensus për të mbajtur të përfshirë partitë opozitare,  njëkohësisht ne konsiderojmë që opozita ka dështuar ta përmbushë obligimin që të përfaqësojë interesat e votuesve të vetë duke marrë pjesë në Kuvend dhe duke dhënë kontributin e saj”, thuhet në reagim.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker