BE ‘arsyeton’ takimin e shumëpërfolur të Lajçakut dhe Palmerit me krerët e Kishës Serbe

Dy diplomatët nuk e bënë të njëjtën gjë edhe në Kosovë dhe madje BE nuk ka as përgjigje për mungesën e takimit me krerët islamikë dhe katolikë.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për portalin Klankosova.tv nuk tregoi arsyen për veprim të tillë dhe as pse duhet të merret përkrahje për një proces politik nga udhëheqës fetarë.

“Ishte një takim i përbashkët i Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së Matthew Palmer me udhëheqësit e rinj të Kishës Ortodokse Serbe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për të marrë mbështetjen e tyre”, ishte përgjigja e BE-së.

Për këtë takim pati kritika ditë më parë shkencëtari i politikës dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jasmin Mujanoviq, i cili e quajti edhe budallallëk promovimin e institucioneve fetare si aktorë politikë.

“Me të vërtetë ky ishte një vendim i tmerrshëm nga të gjithë të përfshirët. As BE-ja, as SHBA-ja nuk duhet të hyjnë në biznesin e promovimit të institucioneve fetare si aktorë politikë. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajçak dhe Palmer. Këtë budallallëk (pra takimin me liderë fetarë për të diskutuar rreth politikës – v.j.) mund ta prisnim prej Lajçakut dhe BE-së, por administrata Biden do të duhej ta dinte më mirë”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker