Tahiri për liturgjinë e serbëve: Dhuratë e Kurtit për t’ia ndrequr disponimin Vuçiqit

Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria e Kurtit “ia paska gjetur çelësin asaj”, shkruan Rahoveci INFO.

Madje sipas tij, liturgjia e sotme atje është një “dhuratë” nga Kurti për t’ia ndrequr disponimin presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin.

Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin.

E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker