​Gashi ia kujton Kurtit fjalinë: Në Kosovë shqiponjë, e në Bruksel pulë

Gjatë seancës në organin më të lartë legjislativ, Gashi ka thënë se në raportin e qeverisë për dialogun nuk ka asnjë vlerësim për marrëveshjet e deritanishme të arritura.

“Përshtypja e përgjithshme që të krijohet kur e lexon këtë raport të kryeministrit, të qeverisë, është që gjitha këto marrëveshje janë të mira. Kushdo që e ka lexuar këtë raport e sheh që raportimi zyrtar i qeverisë është që marrëveshjet janë afirmative për Republikën e Kosovës. Ndërkohë që këtu del dhe mban fjalime herë me emocione, herë duke u përkulur, e herë duke i hapur krahët si shqiponja. Dhe harron se atë shprehjen e famshme që ia patë thënë ish-kryeministrit: Në Kosovë shqiponjë, e në Bruksel pulë”, ka thënë ai në Kuvend të Kosovës.

Më tej, ai se Kurti nuk po shpalos në kuvend asnjë nga parimet e dialogut para se të mbahet takimi të martën në Bruksel. Veç tjerash, ka shtuar se kryeministri kishte deklaruar se nuk ka biseda me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, pa reparacionet e luftës, kërkim falje. Shefi i deputetëve të LDK-së tha kreu i ekzekutivit nuk po përmend as marrëveshjen e Uashingtonit, ndërkohë që ishte zotuar se do të anulojë ato marrëveshje të arritura.  /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker