Aktorja Teuta Sadiku tregon se për çfarë lutet para tortës së ditëlindjes

 

Aktorja, Teuta Sadiku, ka mbushur plot 51 vjet sot, e me rastin e ditëlindjes për “Me 21-IN”, në Radio21, ajo ka rrëfyer diçka të bukur.

Sadiku ka treguar se cila është lutja para fryerjes së qirinjëve, “Shumë njerëz mendojnë të kisha atë apo këtë, por unë ka afër 15 vjet që lutem, “O Zot, na jep shëndet, ma plotëso këtë dëshirë mua dhe ata që dua”.

Ndër të tjera, aktorja ka kujtuar edhe aktorin e madh të skenës teatrale, Cimën, i cili nuk jeton më, e që për të ka lënë një boshllëk të madh, pasi me të ka nisur hapat e parë në karrierë, ku ka shtuar se kur kalonte kohë me Cimën, i dukej sikur ishte me babain e saj.

Por, a do riniste përsëri gjithqka nga e para, Teuta?

Po, është shprehur ajo, duke veçuar se pasi e ka nisur këtë rrugëtim me këngë e humor si aktore, ndoshta do ti jepte shumë më shumë rëndësi këngës.

Ndërkohë, aktorja ka treguar edhe për ditëlindjen që e veçon nga të gjitha, e që është ajo me babain e saj të ndjerë i cili, megjithëse në kohë të vështira, është munduar t’ia bëjë një dhuratë modeste, i ka mbështjellur një cigare e i ka thënë, “Urime ditëlindjen”, për të cilën aktorja është shprehur se kur e do dikë, një fjalë e mirë, një diçka e vogël, nënkupton shumë./21Media

The post Aktorja Teuta Sadiku tregon se për çfarë lutet para tortës së ditëlindjes appeared first on Rahovci.info.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker