Hoxha i VV-së: Edi Ramës i intereson ringjallja e Jugosllavisë

Sipas Hoxhës, Rama nuk dëgjon aspak se çka thotë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq për Kosovën, dhe kjo e fundit nuk e dëgjon Ramën se çka i kërkon ai për Kosovën, shkruan Rahoveci INFO.

Por sipas Hoxhës, krejt për çfarë interesohet Rama është mbrojtja e autorësisë së mini-shengenit.

Madje sipas tij, Edi Ramës i intereson ringjallja e Jugosllavisë.

Postimi i tij  i plotë:

Edi Rama nuk dëgjon se ç’thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë.

Shkurt: shteti i Kosovës nuk iu intereson as Ramës e as Vuçiçit, por vetëm ringjallja e Jugosllavisë.

Rama duhet të kuptojë se Serbia është vonë përsani takon njohjes së Kosovës. Por nuk kemi asnjë detyrim të ribëjmë Jugosllavinë. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker