Musliu kritikon Kurtin për mungesën e ministrave në seancë: Dikur e djegshit parlamentin

Këtë reagim, Musliu e paraqiti për shkak të mungesës së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë pyetjes së saj në Kuvend.

“Ministrat të jenë më të përgjegjshëm ndaj pyetjeve parlamentare, duke marrë parasysh se e keni djeg parlamentin sa herë kanë munguar ministrat. Besnik Bislimi po zgërdhihet aty pak anash, por është e drejtë e jona t’iu bëjmë pyetje ministrave dhe ata e kanë obligim kushtetues”, tha ajo.

Por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në krahasim me legjislaturat e kaluara, përqindja e përgjigjeve të ministrave është rritur ndjeshëm.

“Krahasim me legjislaturat e kaluar përqindja e përgjigjeve është rritur ndjeshëm dhe mënyrë të kënaqshme. Por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. Po pajtohem”, tha ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker