“Kjo s’ka ndodhur, është montazhë” – PSD realizon aksion për takimin e Kurtit me Vuçiqin

Aksioni i natës së sotme kishte të bënte me takimin që kryeministri Kurti zhvilloi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Rahoveci INFO.

Ata kanë vendosur një fotografi të madhe të takimit të sotëm mes kryeministrit kosovar dhe presidentit serb, në të cilën kanë shkruajtur “Kjo është montazhë – Ky takim nuk ka ndodhur” si dhe “Albini nuk e takon Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia”.

Kjo pas deklaratave të mëhershme të Kurtit i cili i quante “tradhtarë” ish-pushtetarët që dialogonin me Serbinë para se kjo e fundit të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker