Kurti: Kosova e Serbia do të duhej të nënshkruajnë deklaratë të paqes

Kurti theksoi se o të duhej që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një deklarat  të paqes, ku asnjëri vend nuk do ta sulmonte tjetrin dhe të kishte garanci.

Në një  deklarim ëpr media pas takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kurti ka thënë se Serbia duhet të pranojë bashkëpunim, raportyon Rahoveci INFO.

“Ne jemi për të drejtat e qytetarëve, por jo për t’i territorializuar brenda Kosovës ambiciet e Serbisë. Pushteti në Beograd do të duhej ta fajësonte fajtorin. Nuk do të duhej tash të vajtojnë për humbjet e Serbisë si shtet, por të bashkëpunojnë me ne”, tha ai.

Ai tha se tash Kosova e Serbia duhet të merren me propozimet e reja, të cilat i ka paraqitur sot Kurti.

“Nuk mund të merremi me idetë te vjetra, por i ftojmë të gjithë të merren me propozimet tona të reja.  Së bashku mund shumë shpejt të arrijmë në rrugën eurointegruese. Ne duhet të luftojmë që t’i përmbahemi parimit të reciprocitetit sa i përket pakicave. Të drejtat që i kanë shqiptarët në Serbi, t’i kenë edhe serbët në Kosovë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka probleme ndëretnike./Rahoveci INFO/

LEXO EDHE:

Kurti tregon katër propozimet që ia bëri Vuçiqit sot në Bruksel

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker