Me inicimin e deputetit Korenica Ministria e Bujqësisë nis pagesën e subvencioneve për fermerë

Javë më parë deputeti Visar Korenica e ngriti në seancë plenare të kuvendit problemin rreth pagesave të subvencioneve për fermerët ku për këtë morri edhe përkrahjen e qeverisë. Sot
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve nga kësti i dytë, që kap vlerën e nëntë milionë eurove.Procesi i pagesës së subvencioneve të dyta, sipas njoftimit, ka nisur pas marrjes së opinionit ligjor nga Zyra e Kryeministrit, Ministrisë së Financave, të Punës dhe Transfereve dhe themelimit të Task-Forcës nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

MBPZH-ja ka thënë se ky proces në të kaluarën ka qenë tejet delikat, ndërsa ka theksuar se mënyra e shpërndarjes së këtyre subvencioneve është objekt i hetimeve nga organet e rendit.“Për fermerët dhe opinionin rikujtojmë se procesi i shpërndarjes së subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë ka qenë një proces shumë delikat, sepse përfituesit në të kaluarën janë njoftuar pa mbulesë financiare.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker