Microsoft tregon datën kur do i japë fund mbështetjes për Windows 10

Microsoft sapo ka njoftuar një datë për t’i dhënë fund mbështetjes për sistemin e saj aktual operativ Windows 10.

Dita e saj e fundit është 14 tetor 2025, kur versionet: Home, Pro, Pro Education dhe Pro për Workstations do të mbeten pa mbështetje.

Kjo do të thotë që Windows 10 dhe të gjitha versionet e tij, për Microsoft, do të pushojnë së ekzistuari pas një cikli jetësor prej saktësisht 10 vjetësh.

Ndryshe, Windows 10 mori azhurnimin e fundit (versioni 21H1) në maj, dhe informacioni ka ardhur nga Microsoft në ditët e fundit se “gjenerata e re e Windows” do të mbërrijë më 24 qershor, pra javën e ardhshme. /Njeshi/

The post Microsoft tregon datën kur do i japë fund mbështetjes për Windows 10 appeared first on Njeshi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker