Molliqaj: Kryetari i ri i KQZ-së trashëgoi pasuri të mëdha nga ish-regjimi jugosllav

Madje, me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është pikërisht arsyeja pse personi në fjalë është bërë edhe kryesues i KQZ-së, duke hedhur kështu paralele mes rastit të tij dhe rastit të emërimit konsull të djalit të Haxhi Shalës, shkruan Rahoveci INFO.

Mirëpo,  dallimi, sipas Molliqajt është fakti se sipas tij, prindërit e Radoniqit prej nga buron edhe pasuria e tij, vijnë nga një sistem i huaj dhe pushtues, teksa në rastin e Haxhi Shalës, ka të bëjh me një projekt çlirimitar që u korruptua nga neoliberalizmi.

“Ka një dallim themelor midis tyre: të parit privilegjet e pasuria i burojnë nga një sistem i huaj, pushtues dhe jo demokratik; I dyti vjen nga projekt një çlirimtar, fatkeqesisht i korruptuar nga neoliberalizmi duke rrëshqitur në privatizime e përfitime klanore. Asnjëri nga këta nuk është zgjidhja as modeli. Porse dallimi midis tyre është thelbësor. Kush arsyeton se në vakt të Titos këto punë bëheshin me letra është rob i formalizmit. Ai vakt ishte vakt pushtimi. Kryeministër, presidente, a dëgjuat?!”, ka shkruajtur Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Prindin nuk e zgjedh askush. Prej kësaj buron pafajësia nga bëmat e tij, dhe letra e bardhë nga trashëgimia e tij politike.

Por ama, pafajësia nuk është subjektivitet. Askush nuk është i lirë nga familja nëse nuk e shpalos veten ta ndërtojë bashkë me të tjerët, tjetër botë. Familja është riprodhim jo vetëm biologjik, por edhe material e ideologjik.

Fillimi i asnjërit prej nesh nuk ishte prej hiqit. Të kesh qenë fëmijë i funksionarit janë gjasat tejet të mëdha për t’i trashëguar pasuritë e tij të luajtshme e të paluajtshme. Është e sigurtë se do të gëzosh privilegje shkollimi e mundësi të zgjedhura punësimi.

Trashëgimi i privilegjeve veçse na e kujton se pabarazia është historike sa edhe aktuale. Është fenomen padrejtësie që do luftuar, pavarësisht për kë flasim.

Kryesuesi i KQZ-së, z.Radoniqi paska pasuri të mëdha të trashëguara nga ish sistemi. Mbi këtë bazë politike ai u bë edhe Kryesues. Nga pikëpamja e trashëgimit të privilegjeve nuk ishte ndryshe biri i Haxhi Shalës. Edhe ai kishte kualifikime sa te thuash.

Ka një dallim themelor midis tyre: të parit privilegjet e pasuria i burojnë nga një sistem i huaj, pushtues dhe jo demokratik; I dyti vjen nga projekt një çlirimtar, fatkeqesisht i korruptuar nga neoliberalizmi duke rrëshqitur në privatizime e përfitime klanore. Asnjëri nga këta nuk është zgjidhja as modeli. Porse dallimi midis tyre është thelbësor. Kush arsyeton se në vakt të Titos këto punë bëheshin me letra është rob i formalizmit. Ai vakt ishte vakt pushtimi. Kryeministër, presidente, a dëgjuat?! /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!