Nagavci: Nga viti i ardhshëm shkollor, do të hyjnë në përdorim Tekstet Alternative

Sipas Nagavcit, me ligjin e ri, synojnë që të kenë tekste më cilësore për nxënësit, pasi që sipas saj, viteve të kaluar më të drejtë ka pasur ankesa të shumta dhe është kritikuar cilësia e teksteve mësimore.

“Në to janë evidentuar pasaktësi shkencore, gabime përmbajtësore, gabime metodologjike e drejtshkrimore, andaj dhe nga viti i ardhshëm do të rishikojmë tekstet mësimore”, ka thënë Nagavci.

Tutje, Nagavci thotë se mësimdhënësit janë ata që do të punojnë me tekste shkollore dhe do duhej të përdorin ato si një nga burimet për mësimdhënie, pasi që atyre me legjislacionin në fuqi, u njihet e drejta që të zgjedhin tekstet shkollore të cilat pastaj miratohen nga Këshilli i shkollës.

“Për këtë arsye, sivjet për herë të parë do të ofrojmë mundësinë që mësimdhënësit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore duke zgjedhur edhe tekste alternative”.

“Presim që mësimdhënësit të jenë në nivel të detyrës, të analizojnë të gjitha tekstet dhe të vendosin se cilat janë më të përshtatshme dhe me cilësore për arritjen e rezultateve të synuara sipas kurrikulës”.

“Ndonëse për çdo vit në shkolla janë ofruar tekstet pa pagesë, kemi pasur shumë raste kur prindërit dhe mësuesit kanë blerë vet tekste dhe kanë përdorë tjera prej atyre që i ka dërguar Ministria, andaj përmes tekstit alternativ, do ta eliminojmë edhe këtë problem”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!