Pasi BE-ja la nën hije shkarkimin e Dakës, Ambasada e Britanisë: Të vendosin institucionet për ligjshmërinë e tij

Forma e shkarkimit si dhe arsyetimi i vendimit nga njohës të çështjeve juridike, mirëpo edhe nga opozita po konsiderohen tërësisht jo ligjore. Si rrjedhojë, vendimi i presidentes Osmani mund të përfundojë shumë shpejt në Kushtetuese, ashtu siç paralajmëroi sot vet Valdete Daka, shkruan Rahoveci INFO.

Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani

Në lidhje me veprimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës, në një përgjigje ekskluzive për Rahoveci INFO kanë folur ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Këta të fundit kanë thënë se janë në dijeni për zëvendësimin e kryesuesit të KQZ-së dhe reagimet në lidhje me vendimin. Në të njëjtën kohë, Britania e Madhe thekson se institucionet e Kosovës duhet të vendosin nëse ky vendim mund të kundërshtohet ligjërisht, pra përmes gjykatave.

“Ne jemi të informuar për zëvendësimin e kryetarit të KQZ-së dhe reagimet për vendimin. Institucionet kosovare duhet të vendosin nëse ky vendim mund të kundërshtohet ligjërisht”, kanë thënë për Rahoveci INFO në një përgjigje nga ambasada britanike.

E vet Valdete Daka në një adresim para mediave ka thënë se presidentja Osmani ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e saj gjatë fushatës.

Ajo ka thënë se arsyetimet e dhëna nga Osmani janë qesharake dhe se vendimi është tërësisht i porositur.

“Ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Ky vendim është jo kushtetues dhe jo ligjor. Arsyetimet janë qesharake dhe shihet qartë se është vendim i porositur”, tha ajo.

Valdete Daka tregon nëse do ta dërgojë Vjosa Osmanin në Kushtetuese

Reagim shumë më të butë për këtë çështje pati Bashkimi Evropian në Kosovë.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ka komentuar këtë vendim duke theksuar se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefen e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhje lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje” shkroi ai.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë reagon pas shkarkimit të Valdete Dakës

 

Për shkarkimin e Dakës ndërkaq ka pasur reagime të shumta edhe nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat kanë vënë theksin tek rrezikimi i demokracisë në vend duke aluduar në një vendim arbitrar të Vjosa Osmanit, jo të bazuar në fakte dhe puro-politik.

Hoxhaj: Sot u shkel Kushtetuta, Kurti e Osmani po shkatërrojnë çdo institucion të pavarur

Në vend të Valdete Dakës, kryesues në KQZ është emëruar Kreshnik Radoniqi. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!