Vuçiq: Kurti më pyeti kur do ta njohësh Kosovën, i thashë kurrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë dakorduar që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut.

Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre,

“Njerëz, unë në një takim të tillë nuk kam marrë pjesë kurrë më parë. Nuk kishte asnjë lidhje me realitet dhe përgjegjësi. Më shumë u kam thënë unë atyre se dikush neve. Ata kishin sugjerime në emër të Bashkimit Evropian”, deklaroi Vuçiq para gazetarëe, transmeton Rahoveci INFO.

“Kurti nuk deshi të bisedojmë për asnjë temë. Erdhi për të mos i dhënë përgjigje askujt. Më tha kam ardhur të pyes kur do ta njohësh pavarësinë e Kosovës? Përgjigja ime ishte kurrë. Ai pastaj shpërtheu”, shtoi kreu serb.

Vuçiq ka bërë të ditur se në takim është biseduar për të zhdukurit dhe konfirmoi vendosmërinë e Serbisë që të bëjë gërmime në çdo vend ku dyshohet për trupa shqiptare.

“Edhe kjo ndodhi me mirëkuptim nga Borrel dhe Lajçak. Kur të kenë dyshime se diku gjendet një varrezë ne menjëherë do të zhvillojmë gërmime. Unë kam kërkuar që të fillojnë gërmime në nëntë lokacione në Kosovë, ku ne mendojmë se janë të varrosur serbë”, theksoi ai, transmeton Rahoveci INFO.

Përfundon takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

“Do të bisedojmë me serbët në Kosovë, sepse jam shumë i frikësuar, duhet të kemi kujdes për të ardhmen. Nuk kam frikë sepse dikush është i fortë, por sepse është i papërgjegjshëm”, u shpreh ai. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!