Deputetja e VV-së “çon në qiell” Kurtin: Kësi frustrimi të Vuçiqit s’kemi parë asnjëherë

Sipas saj, këtë e dëshmoi edhe paraqitja e Vuçiqit sot pas dialogut, meqë Kryeziu pohon në Rubikon se të tillë nuk e kanë parë ndonjëherë pas ndonjë takimi të zhvilluar me përfaqësuesit paraprak kosovarë, njofton Klan Kosova.

”Kemi parë një kryeministër që qysh prej fillimit ka pasur ide të qarta karshi qasjes së tij në dialog, e të cilat ide i ka përcjellur sot edhe në Bruksel”.

”Edhe vet deklarata e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq tregon më së miri atë që ka ndodhur aty brenda. Sepse nuk është që kemi parë ndonjëherë një frustrim të tillë të presidentit të Serbisë në deklaratat e tij pas dialogut”.

”Është hera e parë që kemi një politikan që është jashtëzakonisht i vendosur në atë që po kërkon të futet në kuadër të agjendës së dialogut që do të ndodhë në të ardhmen”.

”Ka shumë çështje që do jenë të rëndësisë së veçantë, por dhe do kërkojnë trajtim të veçantë”.

”Propozimet e nxjerra nga kryeministri Kurti, tregojnë që kjo qeveri ka qasje krejt ndryshe karshi çështjes së dialogut”.

”Do të jetë cështja e CEFTA-s, që Kosova ka kërkuar të kalojë në SEFTA. Ne konsiderojmë që bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit europian”.

Kryeziu mes tjerash ka bërë të ditur se për çështjen e dialogut, do të ketë platformë në Kuvend, njofton Klan Kosova.

”Do të ketë transparencë”.

”Do të ketë platformë, që do të prezantohet në Kuvend, do të ketë debat pikërisht për ato që i shohim. Sepse ne i kemi prezantuar parimet tona”.

”Sot ka qenë vetëm takim i parë, dhe në këtë takim sikur sot, nuk mund të ketë më shumë se kaq”.

”Edhe këto katër propozimet mund të jenë pjesë e platformës”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker