Flet Veljko Odaloviq, largimin e të cilit e kërkoi Kurti në takimin me Vuçiqin

Kjo pasi që Odaloviq sipas Kurtit ishte drejtuesi kryesor i politikave të partisë së Millosheviqit në Kosovë që nga viti 1997, shkruan Rahoveci INFO.

E në lidhje me këtë çështje ka folur vet Odaloviq. Ai në një deklaratë për mediat serbe ka thënë se nuk e ka problem të tërhiqet nëse përbën pengesë për një proces të caktuar.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupinëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin , kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e  thanë që vitin e kaluar në Bruksel”, tha ai.

Odaloviq tutje ka thënë se pritjet e tij nuk ishin ato të cilat u shfaqën sot në takimin Vuçiq-Kurti.

Kjo pasi që siç thotë ai, Serbia i ka plotësuar kërkesat e Kosovës për personat e zhdukur, teksa njëjtë sipas tij nuk ka vepruar Kosova.

“Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë. Unë sinqerisht prisja që [Kurti] të thoshte sot, për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme”, tha tutje ai.

Ndryshe, pas takimit të sotëm në Bruksel, Kurti tha se ka kërkuar që nga delegacioni serb të largohet Veljko Odaloviq.

“Propozimi ynë tjetër që e bëmë ishte që te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë,  duhet të largohet nga delegacioni serb zotëri Velko Odaloviq i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker