Kryediplomati kroat kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së

Ai ka thënë se njohja nga pesë vendet e BE-së do ta stabilizonte Kosovën dhe rajonin, transmeton Rahoveci INFO.

Sipas tij, janë tri gjëra thelbësore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.

Këto komente ai i bëri gjatë një konferencë ndërkombëtare e cila po mbahet në Bratisllavë.

Ndryshe, Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së të cilat s’e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker