Kryeziu: Dialogu pa marrëveshje, përshtatje e nevojave të Serbisë

Kryeziu ka shtuar se pjesëmarrja në dialog pa një marrëveshje finale është përshtatje ndaj nevojave të Serbisë dhe disa shteteve burokratike të cilat s’kanë asnjë interes se çfarë po ndodhë me Kosovën.

“Kryeministri Kurti, do duhej të kërkonte marrëveshjen finale me Serbinë dhe të synonte afatizim kohor. E më pastaj, temat mund të jenë të panumërta dhe të karaktereve të ndryshme që mund të dakordohen dy shtetet mes vete, bazuar në marrëveshjen finale. Përndryshe, pjesëmarrja në një dialog pa marrëveshje finale, i nisur nga temat,  s’është asgjë me shumë se vetëm vazhdim i një politike të papërgatitur për dialogun me Serbinë. Për më tepër, është përshtatje ndaj nevojave të Serbisë dhe disa shteteve burokratike të cilat s’kanë asnjë interes se çfarë po ndodhë me Kosovën”, ka thënë ai

Sipas tij, delegacioni i Kosovës duhet të jetë pjesë e dialogut, jo për shkak të presionit ndërkombëtar, por për shkak të interesit për t’i zgjidhur shumë çështje me Serbinë si shtete fqinj./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker