Nexhmedin Spahiu tregon gafën që sipas tij bëri Kurti në Bruksel

Ai tha se takimin e tij me të e sheh si vazhdim të porcesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa shtoi se kryeministri Kurti ka bërë gafë kur ai ka përdorur fjalë jo të duhur për përfaqësuesin e Serbisë, për personat e pagjetur.

“Ajo çfarë mendoj se është gafë nga ana e kryeministrit Albin Kurti është që kishte filluar të përdorte fjalë të këqija për përfaqësuesin serb për personat e pagjetur Odaloviq, mendoj se kjo nuk ka se çfarë ti intereson atij se kush e përfaqëson Serbinë dhe tjera që nuk është e rrugës që të ofendosh atë që je në negociata. Unë mendoj që ky proces natyrisht duhet të vazhdojë por jo të përdoren retorika të tilla sepse misioni për të marrë diçka në këtë njohja dhe ti kur dëshiron me marrë diçka nuk shkon me i thanë shitësit phu po pisi që je por bisedohet ma normal, nëse veç don me zbrit çmimin e nëse jo atëherë veç ngrit çmimi atëherë fillo me ofendu” tha ai në Atv.

Ndër të tjera kryeministri Kurti kishte kërkuar që në lidhje me çështjen e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë, të largohen nga pozita Veljko Odaloviq dhe Zoran Angjelkoviq.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!