Ymeri: Kurti e Vuçiq bënë deklarata për konsum të brendshëm politik

Ymeri thotë se takimi i sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit u përcoll me shumë dramaticitet pasi sipas tij, populli i do shumë dramat.

Ai thotë se si Kurti ashtu edhe Vuçiq takimin e sotëm e përdoren për konsum të brendshëm politik.

“Kam frikë se ajo që ndodhi sot në Bruksel ishte më shumë pozicionim politik i politikanëve se i shteteve. Kjo u bë për konsum të brendshëm për shkak të zgjedhjeve që kanë Kurti në Kosovë e Vuçiqi në Serbi”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se Vuçiqi nuk do njohje të Kosovës, derisa Kurti nuk dëshiron kompromise.

Sipas tij me këto qëndrime diametralisht të kundërta vështirë se mund të ketë marrëveshje përfundimtare.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker