Krasniqi: Kosnett përçoi mesazh të qartë për Kurtin kur pohoi se asociacioni duhet të formohet

Krasniqi ka thënë se Kosnett ka paralajmëruar që marrëveshjet e arritura që nga viti 2011 e deri më tani, në dialogun Kosovë-Serbi duhet të përmbushen.

“Me deklaratën e tij ambasadori amerikan Kosnett e tha që në fakt procesi 10 vjeçar i dialogut që ka filluar që nga 2011-ta nuk mund të zhbëhet totalisht, kjo si një përgjigje ndaj Qeverisë Kurti e cila thotë se ne do të fillojmë një dialog të ri, do ta nisim nga fillimi. Kjo edhe për të thënë se Kosova tashmë ka marrëveshje të cilat i ka marrë përsipër t’i përmbush dhe një ndër to është edhe asociacioni”, është shprehur ajo në një prononcim për Ekonomia Online.

Sipas Krasniqit nëse Asociacioni nuk bëhet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kosova rrezikon të ketë një entitet me kompetenca ekzekutive dhe që prish rendin kushtetues.

“Ne si Kosovë kemi thënë në vazhdimësi se jemi të gatshëm të formojmë një asociacion të komunave me shumicë serbe, por ta bëjmë atë në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 pasiqë vetëm në atë mënyrë ne mund të garantojmë që funksionimi ynë unitar, kushtetues do të vazhdojë. Ndryshe nëse shkohet duke u shkelur udhëzimi i Gjykatës Kushtetuese atëherë rrezikojmë të kemi një entitet i cili është me kompetenca ekzekutive dhe prish rendin tonë kushtetues”, ka shtuar ajo.

Poashtu ajo ka kërkuar qartësim të Qeverisë Kurti se çfarë do të bëjë me marrëveshjet e arritura deri me tani me palën serbe, do t’i rivlerësojnë, rinegociojnë apo zhbëjnë ato.

“Këtu kërkohet edhe një sqarim nga Qeveria Kurti ku flitet edhe për procesin 10 vjeçar të dialogut përfshirë dhe Marrëveshjen e Uashingtonit apo zotimet e tij, duhet të ketë qartësim kur flasim për rivlerësim të marrëveshjeve, çfarë nënkuptojnë ato, a duan që t’i rinegociojnë këto marrëveshje, duan t’i zhbëjnë ato”.

“Pra duhet të ketë qartësim nga ana e kësaj Qeverie se cili është qëndrimi i tyre për zotimet e Uashingtonit. A i shohin ato si pjesë të obligimeve të shtetit të Kosovës dhe që të ndërmarrin masa për zbatimin e tyre apo do të bëjnë hapa në drejtim të zhbërjes së tyre”, ka përfunduar ajo për EO.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker