Nipi i Besnik Bislimit ngjallë debat në mes deputetëve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi lidhur me debatin që është bërë për nipin e tij, Gëzim Tosuni, megjithatë sipas ministres Nagavci, ai nuk e ka nip.

Derisa seanca e Kuvendit po vazhdon për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ministrja Nagavci ka arsyetuar emrat e anëtarëve të cilët Qeveria i ka dërguar në Kuvend për miratim, ku ndër të tjera është përmendur edhe emri i nipit të Besnik Bislimit.

“Në lidhje me diskutimet që janë bërë për njërin nga kandidatët, unë kam pyetur zëvendëskryeministrin pas diskutimeve që janë bërë dhe ai nuk e ka nip dhe ai nuk e ka nip dhe në linjë të gjakut nuk shkel asnjë kufizim siç e përcakton ligji”, tha ajo.

Aty ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Ne i bëmë disa herë të njëjtën pyetje, ky nipi i Besnikut a është djali i hallës, apo është djali i djalit të hallës apo kush është, veç shpjegoni ta dimë, askush nuk kontestoj përgjegjësi as kredibilitet profesional“, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj propozoi që të ndryshohet ligji për trashëgiminë, veçanërisht për VV-në.

“Nuk e di pse ministrja po insiston me shumë nervozë të arsyetohet sepse nuk ka arsye, është e ditur, nuk mund të fshehën gjërat, Kosova është e vogël, pavarësisht kësaj tendencës që të kamuflohet ose edhe të interpretohet edhe vija e trashëgimisë së gjakut, por mendoj që është e gabuar përndryshe unë e kisha propozuar me ndryshu vetëm për VV-së ligjin për trashëgimin, që nipat e dajt mos të njohën si pjesë së familjes ose lidhjes së gjakut”, tha ai.

Sërish lidhur me këtë çështje ka dhënë detaje ministrja Nagavci.

“Unë kam pyet zëvendëskryeministrin, më ka njoftuar që nuk e ka as djalë i vëllait, as djalë motrës, ,as djalë i dajës, as djalë i hallës e ka lidhe të lartë që nuk po di as me shpjegu, ashtu diçka ngjashëm sic ka thënë Albini që e ka Glaukun, domethënë as djalë i dajës, as i hallës as nip as motër” tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duke arsyetuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, tha se miratimi anëtarëve të këshillit është një çështje me prioritet, pasi që këshilli është jofunksional

Deputetja Vlora Dumoshi tha se grupi parlamentar i LDK-së, vlerëson se përzgjedhja e këshillit në përbërjen e propozuar nuk garanton depolitizimin e këtij këshilli dhe sigurimin e cilësisë.

Kurse, deputetja Eliza Hoxha nga PDK, tha se anëtarët e këshillit kanë kryer vetëm baçelor dhe është aktivistë i VV-së, i bije që duhet të vlerësoj personat që kanë kryer doktoraturën.

E në emër të AAK-së, deputeti Shemsedin Dreshaj tha se duke folur për kandidatët e përzgjedhur që janë sjellë për aprovim, ka thënë se a thua Kosova nuk ka njerëz me të mençur se këta.

Ai kërkuar që të anulohet ky konkurs dhe mos të hendikepohet arsimi edhe në 5 vitet e ardhshme, duke shtuar se të hapet konkurs i ri dhe të respektohen kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit.

Navavci ka thënë se i gjithë procesi ka qenë kredibil dhe i monitoruar dhe kanë pas rekomandimet e ambasadave për tre anëtarët ndërkombëtar. Derisa foli edhe për deklaratat e mundshme të rrejshme nga anëtarët që kanë aplikuar.

“Kushdo që ka bërë deklarim të rrejshëm do të mbahet përgjegjës”, tha ajo.

Deputetja Eliza Hoxha tha se po propozojnë mashtrues përKëshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

“I njëjti person që e ka mashtruar KSHC-në dikur, sot propozohet nga ju që të jetë pjesë e KShC-së”, tha ajo.

Nagavci i tha se çdo ankesë që e ka opozita ta adresojnë në komisionin për arsim apo në rrugë institucionale.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota për dhe 9 vota kundër mori vendim për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit me këtë përbërje; Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Muqi Nuçi, Seb Byryqi, Alison Felce, Cassie L. Barnhardt dhe Werner J. Stuber.

Këta shtatë anëtarë vendor e ndërkombëtar janë të zgjedhur me mandate 5 vjeçar.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker