Shoku i qelisë së Ukshin Hotit: Nuk frikësohej kurrë për vete, e dinte që lufta do të fitohej

Kujtime për të nga koha sa ai kishte qenë i burgosur, ka shoku i qelisë, Mehmet Memqaj. Ai e ka përshkruan Ukshin Hotin si të pathyeshëm, njofton Klankosova.tv.

“Baca Ukë nuk ka pasur frikë nga asgjë. Ka qëndruar ashtu si duhet të qëndrojë një njeri i madh i çështjes kombëtare. Ka qenë stoik. Nuk ka pasë frikë se do të na rrahin ose bëjnë diçka. E ka pasë një qëndrim kombëtar dhe atë e ka mbajtur deri në nxjerrjen nga qelia e burgut në Dubravë”, ka thënë Memqaj.

“Ai thoshte “NATO do ta fitojë luftën, s’po di pse po e zgjasin sepse për tre ditë mund ta përfundojnë këtë””.

“E kam pasë idol Bacën Ukë pa e parë. Nuk e njisha kur erdhi në burg. Aty e kam takuar për herë të parë në Mitrovicë. I kam thënë se edhe unë jam patriot, veprimtar i çështjes kombëtare”, ka thënë ai për takimin që kanë pasur para atij në Burgun e Dubravës, prej ku ai nuk është parë më.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker