Vazhdon nepotizmi: Komisionere emërohet gruaja e anëtarit të VV-së që është mik me Kurtin

Kurti tashmë ka harruar fjalën e tij të famshme se fare-fisi është për dasma. Me zgjedhjen e Krenare Sogojeva-Dermaku, ka vendosur të bëjë bashkim më të ngushtë familjar.

Znj.Sogojeva-Dermaku, del të jetë bashkëshortja e Artan Dermakut, ku ky i fundit është njëri nga miqtë e kreut të VV-së z.Albin Kurti, ku tash një vit është bërë anëtar i kësaj lëvizjeje.

Madje i pari VV-së, Albin Kurti i kishte thurur vargje, e lavdata z.Dermaku ku i kishte uruar mirëseardhje në VV.

“Kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof. Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në Vetëvendosje“, kishte shkruar Kurti për mikun e tij.

Kujtojmë se për zgjedhjen e sotme të komisioneres znj. Sogojeva-Dermaka pati kundërshtime të ashpëra në sallën e kuvendit, madje kjo nuk mori as praninë e partive opozitare.

Ndryshe e përzgjedhura e sotme, dikur ishte qortuar ashpër nga Gjykata për mos-deklarim të pasurisë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker